Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Kapiteni i Francës: Nuk prisnim një vështirësi si kjo e virusit, mbetemi entuziastë

Franca luan të dielën finalen e dytë radhazi në Kampionatin Botëror teksa “Gjelat” synojnë që përballë Argjentinës të përsërisin suksesin që arritën katër vite më parë kundër Kroacisë. Mirëpo, situata në kampin francez nuk është ndër më të mirat e mundshme me disa nga lojtarët titullarë që nuk kanë mundur t’i shpëtojnë virusit që është shndërruar në një shqetësim serioz për trajnerin Didier Deschamps vetëm pak orë nga finalja me Argjentinën.

Në lidhje me këtë situatë të shkaktuar nga virusi, kapiteni Hugo Lloris në konferencë për shtyp theksoi se ishte diçka e papritur ndërsa shtoi se pavarësisht vështirësive, grupi duhet të mbetet entuziast për t’u kthyer në shtëpi me trofeun.

“Nuk e prisnim këtë situatën me virus, nuk kemi qenë të përgatitur për diçka të tillë. por, ne do të mundohemi të luajmë në mënyrën tonë më të mirë. Virusi është real, por kjo nuk largon aspak përqëndrimin tonë nga objektivi apo entuziazmi që kemi për finalen. E dimë që kemi mbështetjen e të gjithë kombit, e nisëm këtë Botëror me një mision dhe duam t’i shkojmë deri në fund. Ishin të pakta ata që na besuan, megjithatë tani kemi edhe një ndeshje të fundit”, u shpreh Lloris.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...