Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Kapiteni i Granadës: Këtë ndeshje e presim me emocion, trajneri e ka përgatitur mirë

Në konferencën e zakonshme për shtyp të skuadrës së Granadës një ditë para ndeshjes së Europa Leagues ndaj Teutës, në krah të trajnerit Diego Martinez ishte edhe kapiteni i spanjollëve Victor Diaz.

Ai vlerësoi si një moment mjaft të rëndësishëm pjesëmarrjen e spanjollëve në këtë kompeticion, ndërsa theksoi se të gjithë janë gati për të bërë më të mirën dhe për të marrë kualifikimin në Durrës.

Si e keni përgatitur ndeshjen e nesërme?
Trajneri e ka studiuar mirë kundërshtarin dhe na ka dhënë informacione mjaftueshëm, ndaj them se jemi gati. Ne nuk kemi vetëm një skemë apo ide loje, por jemi gati të ndryshojmë në varësi të ecurisë së takimit. Nesër do të provojmë të luajmë në sulm dhe të kontrollojmë ndeshjen.

Si mund të motivoheni për një ndeshje si kjo nesër, përballë një kundërshtari pa shumë emër?
Ekipi e pret këtë ndeshje me një iluzion të madh dhe emocion të konsiderueshëm. Është një ndeshje shumë interesante për të dy palët dhe shpresojmë që që t’ia dalim.

Sapo shkelët në fushë, testuat barin. Si ishte gjendja e terrenit?
Është një zakon që e kemi në çdo stadium, si në Spanjë, ashtu edhe jashtë saj. Duam të shkelim barin dhe të shohim gjendjen e fushës ku do të luajmë. Fusha ishte e mirë dhe vitet e fundit kemi luajtur shpesh në terrene të tilla, sidomos në Kupën e Mbretit.

Sa do të ndikojnë orari dhe temperaturat në cilësinë e ndeshjes?
Pak a shumë temperaturat janë të njëjta me ato në Granada, pasi edhe atje bën goxha vapë. Në qytetin e Durrësit ka pak më shumë lagështirë në orarin e ndeshjes, por që do të dimë t përshtatemi dhe të bëjmë më të mirën në fushë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...