Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Kapiteni lë Ballkanin për Azerbajxhanin: Largohem duke fituar gjithçka

Edvin Kuç do të largohet nga Ballkani. Mesfushori dhe kapiteni i skuadrës nga Theranda ka konfirmuar largimin fill pas finales së Kupës së Kosovës, të cilën Ballkani e fitoi me penallti ndaj Prishtinës, duke marrë për herë të parë në histori këtë trofe.

Kuç, i cili vesh fanellën e Malit të Zi, njoftoi se do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan, te Neftchi Baku, teksa deklaroi se është i lumtur që largohet nga Ballkani pasi ka fituar gjithçka.

“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tani po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes mesfushori.

Lexo edhe:

Edvin Kuç iu bashkua Ballkanit në janar të 2019-ës, teksa gjatë më shumë se 5 sezoneve ka pasur edhe një periudhë huazimi te Gjilani. Mesfushori ka qenë protagonist absolut i skuadrës që ka fituar tre tituj kampionë radhazi në Kosovë dhe ka shkuar dy herë në fazën e grupeve të Conference League.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...