Kupa e Mbretit

Kapiteni legjendar i Betis feston rinovimin dhe Kupën me foto nudo: Këtë herë nuk është montazh!

Joaquin Sanchez Rodríguez, ose i njohur thjesht si Joaquin është një nga figurat më të dashura në klubin e Betis dhe konsiderohet legjendë e spanjollëve. 40-vjeçari e ka nisur karrierën pikërisht me Betis dhe tashmë kur është në fund të aventurës si futbollist, po e mbyll atë pikërisht në klubin që i dhuroi mundësinë e parë për të shfaqur talentin e tij.

Para disa ditësh, Betis dhe Joaquin festuan Kupën e Mbretit teksa në finale triumfuan nga pika e bardhë përballë Valencias. Një festë e madhe për kapitenin që fitoi trofe me ekipin ku është rritur dhe për të shfaqur më së miri emocionet, Joaquin vendosi të pozonte nudo së bashku me trofeun në dhomat e zhveshjes pas finales. Por, foto e tij tashmë është bërë virale pasi klubi i Betis e ka shpërndarë në rrjetet sociale festën epike të 40-vjeçarit.

Por, nuk është hera e parë që Joaquin feston në këtë formë një trofe pasi në të kaluarën e ka bërë edhe me Valencian, por në atë kohë u justifikua duke thënë se gjithçka ishte një montazh.

Ndërkaq, Joaquin ishte në mëndyshje nëse do të vazhdonte edhe një tjetër sezon futbollin por së fundmi, trofeu dhe festa e çmendur kanë ndikuar që ai të mbetet protagonist sërish për një tjetër vit me Betisin për ta udhëhequr skuadrën në tjera suksese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency