Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kapiteni legjendar i Chievos, sulmon hapur Venturën

Kapiteni legjendar i Chievos, Sergio Pellissier ka sulmuar sot hapur ish trajnerin e veronezëve, Gianpiero Ventura, i cili dha dorëheqjen pasi skuadra barazoi me rezultatin 2-2 në sfidën përballë Bolognës në “Bentegodi”.

“Donte të ikte, që ditën e parë që erdhi te skuadra jonë. Kush e do një skuadër, nuk e braktis siç bëri Ventura. Fitohet dhe humbet bashkë”, deklaroi Pellissier.

Sulmuesi 39-vjeçar luan prej 17 sezonesh me skuadrën e Chievos, ndërsa pranoi se pas 22 vitesh si profesionist, është hera e parë që shikon një sjellje si ajo e ish teknikut të Kombëtares Italiane, që jep dorëheqjen pa ia kërkuar kush.

“Është një çmenduri. Pas 22 vitesh si profesionist, mendoja se i kisha parë të gjitha, por jo. Sot për herë të parë pashë që një trajner të largohet në këtë mënyrë dhe pasi ka marrë pikën e parë me skuadrën”, shtoi kapiteni i veronezëve.

Ventura mori drejtimin e Chievos para 4 javësh ndërsa në 4 takime regjistroi 3 humbje dhe një barazim. Kjo ishte skuadra e parë që Ventura drejtoi, pas shkarkimit nga Italia, me të cilën dështoi të kualifikohej në “Rusi 2018”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...