Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kapiteni drejt largimit, Milani projekton shitjen e Bonuccit

E ardhmja e Leanardo Bonuccit duket se do të jetë larg Milanit. Një lajm i tillë po qarkullon prej ditësh. Vetëm një vit pas transferimit në radhët e kuqezinjve ku mori edhe shiritin e kapitenit, destinacioni mund të ndryshojë. Bilancet negative që ka djalli në aspketin ekonomik mund të deytorjnë klubin të heqë dorë, kjo edhe për faktin se Bonucci përfiton një pagë shumë të lartë. Milani synon që brenda tre viteve të rikthehet në majën e futbollit, por më parë duhet të vëzhgojë me kujdes aspketin financiar. Sezonin e kaluar për mbrojtësin kishte shfaqur interes edhe Manchester City opsion që u shua shumë shpejt pasi Citizens transferuan Kyle Walker. Ndërkohë që në skenë janë shfaqur të tjerë kandidatë. PSG kërkon që të përforcojë repartin difensiv dhe emri i Bonuccit shihet si opsion që falë siguri. Ndërkohë nga Premier League është Chelsea. Blutë e Londrës janë duke punuar në përforcimin e skuadrës dhe si dhuratë për teknikun e ardhshëm Maurizio Sarri ata po vëzhgojnë me kujdes Leonardo Bonuccin. Nuk përjashtohet edhe alternativa Manchester United. Sidoqoftë deri më tani nuk ka asgjë konkrete, por sidoqoftë në ditët e ardhshme me shumë mundësi në shtëpinë e Milanit do të vinë edhe ofertat e para për Leonadro Bonuccin.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...