Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kapiteni tradhton Vllazninë në Laç, Egnatia dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Kapiteni tradhton Vllazninë
Kapiteni tradhton Vllazninë

Vllaznia zhgënjen sërish, këtë herë në transfertën ndaj Laçit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Kur pritej që kuqeblutë të bënin kthesën dhe të reduktonin distancën me kreun, ishte Laçi ai që reagoi dhe falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Guindo, ia doli të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.

Ishte kapiteni Gurishta, që bëri një gafa në kufijtë e amatorizmit në minutën e 32-të, kur provoi të driblojë dy kundërshtarë si mbrojtës i fundit, por Guindo i rrëmbeu topin dhe shkoi i pashqetësuar drejt portës, për ta dërguar në rrjetë.

Në minutën e 43-të, kurbinasit zbritën me një tjetër kundërsulm të shpejtë me dyshen Babatunde- Guindo dhe sulmuesi ia doli ta dërgojë sërish topin në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar, teksa Laçi u falet tre pikëve për t’u larguar disi nga zona e ftohtë dhe Vllazninë që mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe komplikon objektivin për një vend në zonën europiane.

LEXO EDHE:

Është mbyllur pa fitues ndeshja tjetër e javës së 26 të Superiores, ajo mes Egnatias dhe Teutës,. Në “Arena Egnatia” ishin vendasit që morën avantazhin të parët, me anë të mesfushorit Kasa në minutën e 26’.

Megjithatë durrsakët ia dolën të rikthejnë baraspeshën vetëm 12 minuta më vonë me sulmuesin shkodran Ildi Gruda, ndërsa Kallaku humbi një penallti në shtesë, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar…

Vlen të theksohet se takimi në Rrogozhinë u ndërpre për rreth 15 minuta në pjesën e dytë, për shkak të tensionit në tribunë, teksa u godit edhe arbitri i katërt, nga sendet e hedhura.

Me këtë barazim, Egnatia merr e vetme vendin e tretë, me 38 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendi ne 7, me 34 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...