Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kapitenia e kombëtares solidarizohet me Dukën, Doçi: Futbolli kënaqësi, politika fare

Golashënuesja dhe kapitenia e kombëtares së femrave, Megi Doçi ka reaguar në një postim në “Instagram” rreth vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, presidentit të FSHF-së.

25-vjeçarja nga Mati është solidarizuar me kreun e futbollit shqiptar. Doçi thumbon edhe politikën për ndërhyrjet dhe presionet e saj, duke deklaruar se futbolli është kënaqësia e çdo vajze sot, dhe jo politika.

Një shpërthim tritoli në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka tronditur të gjithë botën e futbollit shqiptar dhe atë ndërkombëtar. I shpreh Presidentit Duka dhe familjes së tij, solidaritetin tim të plotë në lidhje këtë ngjarje të rëndë dhe të shëmtuar.

Gjithashtu, meqë shoh se ditët e fundit politika po “fut” duart shumë në futboll, dua të falënderoj publikisht Presidentin e FSHF-së për mbështetjen e madhe që po i jep futbollit të femrave, futbollit tonë të bukur, që po zhvillohet normalisht, ashtu sikurse në çdo shtet tjetër europian. Sot, çdo vajzë mund të luajë futboll! Kjo është kënaqësia jonë më e madhe, jo politika!”, shkruan kapitenia e kombëtares së femrave.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...