Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kapitulli i fundit i telenovelës “Lewandowski”, Barça e mbyll me këtë ofertë

Barcelona është gati të paraqesë një ofertë të re dhe më të fundit për Bayern Munich për të bërë të mundur transferimin e Robert Lewandowskit në Spanjë.

Mediet gjermane bëjnë me dije se Barça është ë gatshme të paguajë 50 milionë euro për polakun. Ende nuk dihet nëse bavarezët do ta pranojnë një ofertë të tillë, pasi kampionët e Gjermanisë kanë kërkuar jo më pak se 60 milionë euro për sulmuesin 34-vjeçar.

Kontrata e Lewandowskit me Bayern skadon vitin e ardhshëm dhe nëse klubi gjerman nuk pranon ta shesë rrezikon ta humbasë polakun me parametra zero.

Ndërkohë për dy ditë sulmuesi do duhet të bashkohet në stërvitje me skuadrën e Nagelsmann, por duke ditur dëshirën e 34-vjeçarit për largimin situata duket disi e komplikuar dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...