Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Karabeci: Pankina është e rëndë, por kemi prioritet interesin e klubit

Mban shiritin e kapitenit, por shumicën e sukseseve të Tiranës i ka festuar nga pankina, megjithatë Erando Karabeci u rikthye në formacion sot ndaj Vllaznisë dhe ndihmoi jo pak bardheblutë që të riktheheshin te fitorja, pas humbjes në Durrës.

Sa e keni vuajtur të qenit një kapiten në pankinë?
Sigurisht që është e vështirë, pasi çdo sportist dëshiron të jetë në fushë dhe jo të ndjekë ndeshjet nga pankina, por unë jam pjesë e Tiranës prej 11 vitesh dhe vë interesin e klubit mbi gjithçka, ndaj jam i kënaqur që kemi marrë rezultate të mira.

Sot u duk se u përshtatët mjaft mirë me lojën e skuadrës…
Ne duam të punojmë në grup dhe për ta bërë këtë, duhet që edhe lojtarët që luajnë më pak, apo vijnë nga pankina, të përshtaten dhe të harmonizohen mirë me ata që janë në fushë.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore pas humbjes së Durrësit?
Ishte shumë e rëndësishme dhe besoj se jemi në rrugën e duhur për të shkuar drejt titullit kampion.

A ka një pakt të heshtur mes juve senatorëve, për të mos u ankuar kur ju lënë në pankinë?
Askush nuk është i lumtur kur rri në stol, sidomos në rastin tim që kam vite që kontribuoj për këtë fanellë, por jemi lojtarë me eksperiencë dhe nuk kemi pse të krijojmë probleme, kur gjërat ecin mirë. Turbullirat do të ndikojnë në ecurinë e klubit, ndaj nuk ka arsye pse të bëjmë rrëmujë. Kemi vënë interesin e ekipit para vetes tonë dhe kjo është një sakrificë që e pranojmë dhe jemi të lumtur që kjo i shërben ekipit. Jemi gati për të dhënë kontributin tonë sa herë që na kërkohet.

Keni tre ndeshje shumë të vështira tani. Cila prej tyre do të jetë vendimtarë për titullin?
Javën e ardhshme kemi një ndeshje shumë të vështirë me Skënderbeun, ku duhet të marrim fitoren për të ruajtur distancën në krye, por sigurisht që ndeshja me Kukësin do të jetë vendimtarë për fatin e sezonit.

Ecuria e mirë e Celhakës është edhe për meritë tuajën?
Unë jam shumë i lumtur që ai ecën mirë, pasi bashkë me Muçin e Ismailgecin, ulin kokën e punojnë shumë çdo ditë. E meritojnë dhe jam i bindur që do të japin shumë për fanellën e Tiranës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...