Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Karakteri i fortë nuk dorëzohet”, Malota: Ky Laç ka një sekret, pse nuk festova sot

Renato Malota realizoi golin e parë në fitoren 3-0 të Laçit ndaj Kukësit. Mbrojtësi i bardhezinjve preku disa tema gjatë prononcimit për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:

Pse nuk festova? Kam luajtur 4 vite te Kukësi, kam kaluar shumë mirë, kemi fituar aty, nuk mund të festoja. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi Kukësin dhe Vllazninë i kemi rivalë për Evropës. Jemi shumë të lumtur.

Një nga pikat e forta të Laçit është grupi. Jemi kompaktë, jemi si familje, edhe në kafe ulemi nga 15 veta, të gjithë bashkë. Nuk ka hatër mbetje se kush luan apo jo, jemi të gjithë bashkë.

As nuk e kemi përmendur fare titullin. Ne kemi objektiv Evropën, do bëjmë më të mirën, të marrim maksimumin, por për momentin nuk ka eufori nga fitorja apo diçka tjetër.

 

Kush i paguan kafet? Ne të vjetrit paguajmë në kafe, neve na bjerr barra, duhet t’i mbajmë afër lojtarët e rinj.

Tirana? Dua të jem realist, nuk duam të fluturojmë. Ekipet tjera kanë investuar shumë për titullin, ndërsa një nga objektivat tona ka qenë Evropa. Urojmë të na kthehet edhe Guindo, të shohim javës tjetër kundër Tiranës nëse jemi apo jo për kampion.

Një karakter i fortë nuk duhet të dorëzohet kurrë, as në momentet e vështira. Problemi im ka qenë kur ishte ish-trajneri, por ajo është e kaluara. Marrëdhëniet e mia janë shumë të mira me të gjithë, nuk dua të flas për të kaluarën”, deklaroi Malota.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...