Serie A

Karamoh, talenti që riktheu Interin te fitorja pas 2 muajsh

Shpëjtësi, driblim, dhe aftësi për të ndryshuar ritmin e garës. Në këtë mënyrë u prezantua Karamoh te tifozët në mbëritjen e tij te Inter në fundin e merkatos së verës së shkuar.19 vjeçari francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë në debutimin e tij si titullar në kampionat duket se e  mbajti fjalën. Jo vetëm, pasi shënoi edhe gol, një finalizimin që i dhuroi Spallettit suksesin e parë pas 2 muajsh.

Ishte ai protagonisti i San Siros në rikthimin e Interit te fitorja në kampionat pas një serie prej 6 barazimesh dhe dy humbjesh. Karamoh ishte pikërisht ai që u duhej zikaltërve, shpërthimin e befasishëm, shpejtësinë për të kaluar kundërshtarin, i duhej gjallëria e tij një Interin që po vuan momentin negativ të Borja Valeros dhe Perisic, apo zhdukja nga radarët e Brozovic, që tani po bën të flitet më shumë për të për nervozizmin. Karamoh zgjidhi ndeshjen, por për t’u mbajtur shënim në rizgjimin e Interit edhe Rafinha që hyri në fushë 13 minuta pas nisjes së pjesës së dytë në vend te Brozovic të vërshëllyer nga tifozët, duke i dhuruar një marsh më shumë lojës së Interit. Prania e brazilianit ndihet, është ai që gjen Karamoh për golin e 2-1. Interi ka nevojë për intiutën dhe teknikën e tij, ndërsa një notë tjetër pozitive është ajo për Eder, në golin e dytë radhazi si titullar në mungesë të kapitenit Icardi. Goli i tij është më i shpejti i realizuar nga Interi në Serinë A që nga shkurti i 2007 kur shënonte Adriano pas 43 sekondash. Spalleti e rinis nga kjo fitore garën për të siguruar një vend që e çon në Champions.

To Top