Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Karantina e Son/ Stërvitje brutale dhe ekspozim ndaj gazit lotsjellës (Foto)

Në Korenë e Jugut të gjithë meshkujt janë të detyruar të bëjnë 21 muaj shërbim ushtarak, por sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-Min ia hodhi paq, pasi shënoi golin që i dha vendit medaljen e arit në Lojërat Aziatike në vitin 2018.

Megjithatë sulmuesi Korean nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi 4-javëshit të karantinës dhe pak ditë më parë u kthye në atdheun e tij, për të kryer detyrat shtetërore, ndërsa tani po vijon stërvitjen intensive.

Mediat koreane raportojnë se gjatë periudhës së karantinës, ushtarët trajnohen të përdorin armët, ekspozohen ndaj gazit lotsjellës dhe bëjnë stërvitje të ndryshme kimike, biologjike, bërthamore dhe e radiologjike.

Në një kronikë të shkurtër, gjiganti mediatik BBC ka publikuar pamje dhe imazhe nga ditët e vështira të karantinës, që po kalon sulmuesi i Tottenhamit në atdheun e tij, në Korenë e Jugut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...