Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Karikimi i CR7: Të guximshëm për t’u frikësuar, luftojmë për ëndrrën e madhe

Portugalia vazhdon përgatitjet për takimin çerekfinal të Botërorit ndaj Marokut (10 dhjetor, 16:00). Kombëtarja e drejtuar nga Fernando Santos, kërkon t’i shkojë deri në fund Botërorit të Katarit.

Kupa e Botës nuk ka zbarkuar kurrë në Lisbonë, por Cristiano Ronaldo beson se ky është viti i duhur për të realizuar ëndrrën e madhe të tij, shokëve të skuadrës dhe mbi 10 milionë portugezëve.

Goleadori i kombëtares portugeze, ka postuar në rrjetet sociale një foto të skuadrës duke festuar një nga golat e suksesit 6-1 ndaj Zvicrës, ndërkohë që ka zgjedhur fjalë të veçanta për të karikuar ambientin përpara duelit kundër “Luanëve të Atlasit”.

Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë deri në fund për realizimin e ëndrrës! Besoni bashkë me ne! Forca, Portugali!”, shkruan kapiteni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...