Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Karikon Osmani: Shkëndija, gati ta befasojë Salzburgun

Shkëndija e Tetovës pret të martën, në orën 20:15, në Shkup, Red Bull Salzburgun në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League. Kuqezinjtë tetovarë kanë një mision thuajse të pamundur, të përmbysin humbjen 3-0 të takimit të parë.  Trajneri Qatip Osmani kujtoi se në futboll befasitë janë gjithmonë të pranishme dhe skuadra e tij nuk do të heqë dorë nga dëshira për mposhtur këtë kundërshtar, pse jo me rezultat që do t’i lejonte avancimin në play off.

“Edhe pse kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë dhe përkundër diferencës së thellë ne në Shkup kemi të drejtë të shpresojmë. Megjithatë ne duhet të përgatitemi për një paraqitje sa më të mirë. Në futboll ndodhin befasitë, kështu që Shkëndija nesër do të jetë maksimalisht e mobilizuar dhe e angazhuar për të treguar lojën më të mirë të mundshme. Mund të kemi ndryshime të vogla në formacion, problemi i vetëm është lëndimi që pësoi Murati në takimin me Vardarin. Gjithsesi, në këtë moment gjithë vëmendja jonë është për sfidën me Red Bull Salzburgun, ndërsa pas takimit do të shikojmë se në çfarë drejtimi do të duhet të mendojmë për të ardhmen”.

I vetëdijshëm për mundësitë e kufizuara përballë një kundërshtari tepër të fortë, mbrojtësi Visar Musliu premtoi se Shkëndija do të tregojë karakterin e kampionit.

“Neve në ndeshjen e parë na mungoi pak eksperienca nga takime të nivelit të këtillë europian, duke bërë gabime që na kushtuan me pranim të golave. Kemi analizuar mirë ndeshjen e parë dhe besoj se jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e kthimit. Do të kërkojmë të tregojmë në radhë të parë karakter kampioni dhe pastaj do të shohim se cili do të jetë rezultati final”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...