Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Karius shfrenon fantazinë: Po, mund të luaj sërish te Liverpooli

Loris Karius ende beson se mund të luajë sërish për Liverpoolin, pavarësisht se është bërë “hit” me gafat e tij edhe në radhët e Besiktasit, në Turqi, ku është i huazuar.

Ai foli për herë të parë për mediet britanike që finales së Kievit, kundër Realit të Madridit, ku ai ishte përgjegjës për golin e parë dhe të tretë të pësuar nga Liverpooli.

Tani, në sezonin e tij të dytë të huazimit në Besiktas, Karius këmbëngul se e ka hedhur pas krahëve zhgënjimin e asaj mbrëmjeje.

“A do të luaj përsëri për Liverpoolin? Është ende një mundësi e mirë për të qenë akoma atje. Ndoshta do të luaj përsëri për ta, nuk i dihet kurrë. Nëse nuk do të kthehem te Liverpooli, me siguri që do të jetë një ekip tjetër i denjë, kështu që unë nuk shqetësohem për skenarët e së ardhmes.”

Duke iu kthyer gafave të tij në finalen e Championsit të vitit 2018, Karius shtori:

“Nuk mendoj më për Kievin, ka kaluar shumë kohë, gati dy sezone. Ndikuan disa rrethana. Kam pasur një dëmtim të keq dhe askush nuk po fliste për të. Njerëzit mund të thonë atë që duan, nuk më shqetëson më. Jam i lumtur që Liverpooli fitoi Championsin një vit më pas. Mendoj se kanë shanse të mira përsëri këtë vit, kështu që le të shohim. Unë ende flas me trajnerin e portierëve dhe me disa prej lojtarëve.”

Përtej optimizmit të Karius, do të duhej një kombinim i pamundur i ngjarjeve për ta vënë atë përsëri në portën e Liverpoolit. Gjermani ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me Liverpoolin, por me Alissonin titullar të padiskutueshëm dhe Adrian që po tregon nivel të lartë mes shtyllave, e ardhmja e tij në “Anfield” të thjesht e pamundur.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...