Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Karius takon të dashurën gazetare për t’u çtensionuar para finales

Kiev, 26 maj 2018. Pika më e lartë dhe gjithashtu pika më e ulët në karrierën e Loris Karius, i cili pas gabimeve që i dhanë Realit të Madridit Champions League, luajti vetëm 72 ndeshje mes Beshiktashit dhe Union Berlinit në pothuajse 5 vjet.

Megjithatë, të dielën e ardhshme, për shkak të një sërë rastësish, portieri që u transferua në Newcastle në verë, pa luajtur ende asnjë minutë mund të rikthehet në një finale si titullar në Wembley.

“Magpies” përballen me Manchester United në aktin e fundit të Carabao Cup, finalja e parë e klubit në 67 vjet, dhe portieri titullar, Nick Pope, është i pezulluar.

Dubravka luajti në vend të tij në kampionat, por ish-portieri i United ka luajtur tashmë me fanellën e “Djajve të Kuq” në kompeticion dhe nuk do të ketë mundësi të luajë.

Për këtë arsye, i takon Kariusit të mbrojë portën e Newcastle. Ish-i Liverpoolit ka udhëtuar drejt Milanos për të takuar të dashurën e tij, Diletta Leotta, pse jo për të hequr tensionin para kësaj sfidë shumë të rëndësishme për karrierën e tij.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...