Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Karriera e Lionel Messit në shifra, ja pse konsiderohet më i madhi i të gjitha kohërave

Lionel Messi mbushi 37 vjeç në mes të Copa Américas. Karriera e tij tregon pse bota e sheh atë si lojtarin më të mirë në histori. Janë statistikat ato që tregojnë madhështinë e argjentinasit që vendosi të provojë fatin në MLS. duke filluar nga qershori i 2023.

Karriera e Messit në shifra

837 – janë golat që lojtari veteran ka shënuar gjatë karrierës së tij, duke llogaritur ata të shënuar me Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe vetë skuadrën e Argjentinës, ku është edhe golashënuesi më i mirë.

729 – janë golat që ka arritur në nivel klubesh. Messi i shpërndan këto gola si më poshtë: 672 gola me fanellën e Barcelonës, 32 gola me PSG-në dhe 25 gola me Inter Miamin.

108 – janë golat që ka me kombëtaren argjentinase, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e “bardhekaltërve”, duke kaluar 54 golat e shënuar nga Gabriel Batistuta.

43 – janë trofetë që Messi ka me skuadrat e tij, duke përfshirë 35 me Barcelonën, 3 me PSG-në, 1 me Inter Miamin dhe 4 të tjerë me kombëtaren, përfshirë Botërorin 2022 në Katar.

Lexo edhe:

412 – numërohen asistimet që Messi ka në karrierë, përfshirë 58 me skuadrën e Argjentinës. Ai gjithashtu ka 303 me Barcelonën, 35 me PSG-në dhe 12 me Inter Miamin.

650 – milionë euro vlerësohet pasuria që ka deri tani “ylli” argjentinas, 50 milionë më shumë se pasuria e Cristiano Ronaldos.

54 – milionë dollarë është paga që argjentinasi ka aktualisht tek Inter Miami, duke qenë kështu lojtari më i paguar në historinë e MLS-së.

8- herë e ka fituar Messi Topin e Artë, duke e bërë atë futbollistin që e ka fituar më shumë.

13- janë golat që ka shënuar me kombëtaren argjentinase në një Botëror, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë argjentinas Kupën e Botës.

503 – milionë ndjekës ka Messi në Instagram.

 

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...