Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Karriera e Nadal në vështirësi, spanjolli eliminohet edhe nga turneun i vendit të tij…

Rrugëtimi i Rafael Nadal në turneun Masters në Madrid përfundoi në fazën e 1/8-ave. Në ndeshjen për një vend në çerekfinale, spanjolli u mposht me rezultatin 2-0 (7-5, 6-4) nga çeku Jiri Lehecka. Sfida që zgjati për 2 orë, pa një Nadal në shumë vështirësi, por seti i pari u mbyll me shumë pak diferencë. Në të dytin, Lehecka ishte më i freskët dhe arriti të fitoi dhe të mbyllë takimin, duke u kualifikuar për më tej.

Për Nadal, ky turne ishte një si test për të parë nëse tenisti mund të garojë në Slamin e Roland Garros. Dëmtimet e shumta dhe forma me shumë ulje-ngritje e spanjollit e vendos në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij, duke bërë që turneu në Paris të rrezikojë mos ketë një nga emrat më të lakmuar në botën e tenisit.

Lexo edhe: 

Në ndeshjen tjetër, Jannik Sinner ia doli jo me shumë lehtësi ndaj rusit Karen Khachanov. Seti i parë shkoi në favor të këtij të fundit, por Sinner përmbysi me dy sete 6-3, duke prerë biletën e çerekfinaleve. Italiani do të gjejë në këtë fazë kanaedin Auger-Aliassime, që eliminoi çekun Mensik.

Sfidat më të bukura të këtij kompeticioni po transmetohen live dhe ekskluzivisht vetëm në platformën SuperSport.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...