Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Karsdorp: E kaluara nuk vlen në Tiranë, zemra ime i përket Romës

Rick Karsdorp u bë futbollist profesionist te Feyenoordi, ndërkohë që prej vitit 2017 është pjesë e verdhekuqve të Romës.

Anësori i djathtë i lindur në Feyenoord, foli për ESPN rreth finales së Conference League mes këtyre dy ekipeve, që do të zhvillohet të mërkurën në “Air Albania”, Tiranë.

Kam kujtime shumë pozitive nga Feyenoord. Tani jam një lojtar i Romës dhe ky është sezoni im i pestë këtu. Unë sigurisht kam një zemër edhe në Romë”.

Finalja? Nuk e di nëse do të luaj nesër. Pyesni Mourinhon. Realisht nuk e di nëse do të luaj, po ta dija do t’jua kisha treguar.

Mendoj se e njoh Feyenoordin, pasi kam luajtur atje kur isha i ri. Unë i njoh shumicën e lojtarëve. I dimë pikat e tyre të forta, duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Karsdorp.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...