Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Karton i kuq në debutim, Potter i “del në krah” Felix: E shpëtoi vetëm një detaj!

Chelsea vijoi me rezultatet negative teksa në ndeshjen e prapambetur për llogari të javës së shtatë të Premier League, Blutë e Londrës u mposhtën në shtëpinë e Fulham me rezultatin 2-1. Trajneri Graham Potter i besoi një fanellë titullari goditjes më të fundit në merkato, Joao Felix, mirëpo portugezi nuk iu përgjigj në mënyrën e duhur pasi në minutën e 58-të të pjesës së dytë, u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Gjithsesi, tekniku Potter pavarësisht gabimit dhe situatës tejet të rënduar tek Chelsea, nuk e hedh poshtë sulmuesin dhe pas sfidës u shpreh se ndërhyrja e Felix ishte e paqëllimshme.

“Ajo ndërhyrje e Felix ishte tipike e një sulmuesi i cili nuk është mësuar me të tilla lëvizje. Nuk ishte nga ato ndërhyrjet emocionale dhe me nerva, ishte e paqëllimshme. Mund t’i ndodhë kujtdo, ishte një fragment, por është e rëndësishme të theksohet se Felix nuk kishte për qëllim të dëmtonte kundërshtarin.

Për momentin të gjithë lojtarët në organikë janë duke mësuar, edhe Felix është ende një lojtar i ri. Jemi në një situatë shumë frustruese, sfiduese dhe vlerësoj mbështetjen e tifozëve. Sa i përket ndeshjes, pësuam një gol të lehtë, por në përgjithësi mendoj se e kontrolluam ndeshjen. Më pas kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, jam i zhgënjyer me mënyrën si pësuam golin e dytë pasi mendoj se mund të bënim më mirë”, u shpreh Potter.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...