Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kartoni i dytë i kuq në karrierë, Nunez i bën “dhuratë” ten Hag-ut

Liverpool dështoi përsëri në Premier League, me skuadrën e Klopp që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Crystal Palace, në “Anfield”.

Si të mos mjaftonin rezultatet e dobëta dhe mungesat e shumta nga dëmtimet, plot shtatë lojtarë, Darwin Nunez u ndëshkua me kartonin e kuq ndaj C. Palace, duke humbur një ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Manchester United në javën e tretë.

Nëse për Klopp është një lajm shum i keq, në krahun tjetër ai cili “feston” është holandezi Erik ten Hag, që do të ketë një rrezik më pak fundjavën e ardhshme.

Darwin Nunez u ndëshkua në minutën e 57-të, ndërsa ky ishte kartoni i dytë i kuq në karrierë për 23-vjeçarin, pas atij të 26 janarit 2020 në kohën kur luante për Almeria-n në sfidën ndaj Elche.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...