Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kastrati e Uzuni shënojnë dhe solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Gola dhe dedikime. Lokomotiva Zagrebit triumfoi 4-0 në kampionat kundër Goricës, një fitore me aromë shqiptare, pasi protagonist të këtij suksesi ishin dhe Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.

Do të ishte pikërisht Kastrati që do të çelte siparin e golave, teksa në momentin e festimit mori një bluze me mbishkrimin “Lutuni për Shqipërinë”. Myrtoz Uzuni vazhdon të shfaqë një formë të mirë dhe golin e realizuar ai ja dedikon të gjithë shqiptarëve të prekur nga tërmeti.

Titullarë në këtë sfidë ishin dhe Jon Mersinaj së bashku me Enis Cokaj, teksa minuta patin edhe për Indrit Tucin. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva, kanë shprehur njëzëri ngushëllimet e tyre dhe lutjet e tyre shkojnë për të dëmtuarit dhe popullin shqiptar.

Ndërkohë në Spanjë skuadra e Malagës, bërë një gjest me të vërtetë të veçantë, duke zbritur në fushën e lojës jo si zakonisht, pasi skuadra në të cilin bëjnë pjesë Keidi Bare dhe Armando Sadiku, ka dalë në fushën e lojës në duelin përballë Numancias duke mbajtur veshur një fanellë që i kushtohej vendit tone, me mbishkrimin “Lutuni për Shqipërinë”. Përmes një postimi në Instagram Bare ka falenderuar klubin për mesazhin, duke e konsideruar si një gjest tepër fisnik nga ana e tyre.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...