Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kastrati: Kam luajtur me temperaturë, dua që njerëzit të më njohin përmes futbollit

Lirim Kastrati shënoi golin që riktheu Kosovën te fitorja pas shumë ndeshjesh, teksa pas suksesit minimal ndaj Moldavisë, “dardanët” ia dolën të qëndrojnë në Ligën C. Sulmuesi ishte në një lidhje direkte me Supersport, ku foli për emocionet e golit dhe rëndësinë e kësaj fitoreje.

Si ndjeheni që shënuan golin e parë me fanellën e Kosovës…
Kam pasur temperaturë gjatë lojës dhe nuk isha mire, por goli i parë me Kosovën A është një ndjenjë shumë e mire, për më tepër në një ndeshje me rëndësi. Jo vetëm unë, por gjithë ekipi ka bërë ndeshje të mirë.

Sa ju kishte munguar një rezultat pozitiv me Kosovën?
Çdo kombëtare bën futboll të mirë dhe është vështirë të fitosh një ndeshje. Edhe sot bëra një ndeshje të mirë, kurrë nuk jam i kënaqur me vetën. Duhet të shënoja më shumë. Na është kthyer atmosfera në kombëtare.

Fotoja me vajzën me format bombastike në Instagram?
Kam qejf të mbaj gjërat private anash. Njerëzit të më njohin përmes futbollit, jo për jetën private

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...