Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Kastrati: Kemi shumë kualitet si ekip, minimumi meritonim barazimin

Për Lirim Kastratin Kosova nuk e meritonte që të humbiste ndaj Greqisë. Sulmuesi theksoi se tashmë duhet të marrin veten dhe të bëhen gati për takimin e radhës.

Duke folur për “Super Sport”, Kastrati shtoi se ekipi i “dardanëve” ka shumë cilësi dhe sipas tij me pak fat do ia dalin që të marrin rezultate pozitive.

Humbja:Humbje e dhimbshme, nuk e kemi merituar, pasi ata nuk patën shumë raste. Por futbolli është kështu, mendoj se meritonim minimumi barazimin, na vjen shumë keq. Por duhet të rikuperohemi për ndeshjen tjetër.

Si ndjehesh në Kombëtare:Unë gjithmonë jap maksimumin, jam i lumtur që luaj për kombëtaren dhe gjithmonë do jap maksimumin.”

Skuadra:Kemi kualitet, kemi ekip të mirë, jemi në formë dhe me pak shans mund të marrim rezultate pozitive.”

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...