Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti afron edhe dy futbollistë të tjerë

Skuadra e Kastriotit ka njoftuar sot se ka arritur akordin me një tjetër futbollist, që do të vihet në dispozicion të trajnerit Plori, për të përballuar sezonin në Kategorinë Superiore.

Bëhet fjalë për Juljan Shehun, 20-vjeçar, për të cilin klubi krutan njofton se në sezonin e fundit ka luajtur me skuadrën e Paniliakos Pirgos në Greqi.

Për Shehun dihet shumë pak, përveç faktit që luan si mesfushor qendre, ndërsa me krutanët ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe pritet të debutojë në Kategorinë Superiore.

Gjithashtu krutanët prezantuan sot edhe afrimin e mesfushorin me tipare sulmuese, Patrik Bardhi, i cili është aktivizuar më herët me skuadrën e Tiranës. Edhe 20-vjeçari ka nënshkruar për 3 sezone me Kastriotin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...