Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti, Atsina dhe merkato në Krujë

Edhe pse është ende herët për të zbritur në fushë për sezonin e ri, Kastrioti bëhet gati të bëjë nxemjen. Krutanët të cilët janë rikthyer në elitën e futbollit shqiptar e kanë marë seriozisht edicionin e ri dhe do të zbresin në fushë që nga e hëna e 25 qershorit. Elvis Plori do të ketë mundësinë që të shohë në fushë kandidatët për t’u afruar në skuadër, pasi qëllimi i fillimit të stërvitjes është pikërisht ky. Me Kastriotin do të afrohen futbollistë të ndryshëm, teksa strategjia e drejtuesve të klubit është për të afruar në skuadër lojtarë të cilët në të kaluarën kanë luajtur për ekipet e moshave apo që nuk kanë pasur hapësirat e duhura tek ekipet e mëparshme dhe shohin një mundësi për të rifilluar karrierën e tyre. Një nga goditjet e merkatos mund të jetë ish sulmuesi i Vllaznisë Charles Atsina, ganezi që me fanellën e kuqebluve realizoi dy gola në kampionat. Palët kanë arritur akordin paraprak dhe tashmë janë në pritje të vendosjes së firmës, për të zyrtarizuar marëveshjen. 29-vjeçari pritet të jetë lideri i repartit të sulmit me futbollistin që sheh tek krutanët mundësinë për t’i treguar ambientit në Superiore cilësitë e tij, ato që nuk mundi ti shfaqë me fanellën e Vllaznisë. Bashkë me trajnerin Elvis Plori drejt Krujës mund të udhëtojnë edhe disa futbollistë të tjerë shkodran, që tek Kastrioti shohin një dritare për t’u rilindur. Java e ardhshme mund të sjellë një konfigurim më të plotë për të sapongjiturit në elitë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...