Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti “blindon” portën, nënshkruan për një sezon me Hidin

Në Kategorinë Superiore vijon bojkoti dhe sezoni i ri nuk dihet ende se kur do të startojë, por këtë periudhë ndërprerjeje e ka shfrytëzuar mjaft mirë Kastrioti, që ka arritur marrëveshjen me portierin tiranas Isli Hidi.

Klubi krutan ka arritur marrëveshjen me portierin 39-vjeçar javën e kaluar, ndërsa vetë Isli Hidi ka dalë në stërvitje pasditen e sotme nën urdhrat e trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu.

Isli Hidi u rikthye në Kategorinë Superiore në verën e 2018-ës dhe u aktivizua fillimisht me Teutën e më pas me Bylisin sezonin e kaluar, ku më tepër sesa për pritjet, do të mbahet mend për shënimin e 7 golave nga pika e penalltisë.

Me gardianin 39-vjeçar, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Kombëtares Shqiptare, Kastrioti “blindon” portën, pasi ka në përbërje edhe Bruno Pujën e ish portierin e Tiranës, Alessio Abibi, të cilët ofrojnë garanci për një sezon dinjitoz.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...