Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kastrioti dhe Teuta kërkojnë ta nisin vitin me këmbën e mbarë!

Kastrioti dhe Teuta do të rikthehen në fushën e lojës të dielën në orën 13:45 në sfidën e vlefshme për llogaritë e javës së 16. Skuadrat nuk i kanë bërë nisje të njëjta edicionit futbollistik dhe vijne me disa ndryshime në përballjen pas pushimeve të vitit të ri. Fakti që krutanët janë skuadra më e rrezikuar për të renë nga kategoria i vuri në alarm drejtuesit teksa ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Ramadan Ndreu dhe emëruan Emiljano Çelën i cili para pak kohësh e mbylli me futbollin e luajtur. Kastrioti do të ketë mungesa të rëndesishme në këtë përballje  teksa nuk do të ketë në dispozicion Arber Bashën dhe Donald Mëllugjën.

Sa i përket kampioneve në fuqi, ata nuk kanë qenë skuadra që pamë edicionin e shkuar ndaj bregdetarët do të mundohen të reagojnë në pjesen e dytë të sezonit. Teuta ka qene mjaft aktive në merkato ku siguruan firmat me sulmuesin Rubin Hebaj dhe me mbrojtësin Harallamb Qaqi, transferime që dëshmojnë ambiciet e skuadres për të rikuperuar terren me pjesen e siperme të tabelës. Ndaj dhe në stadiumin e Kamzës do të bëhet një sfidë maksimalisht e luftuar duke parë nevojën e jashtëzakonshme që Kastrioti dhe Teuta kanë për grumbullimin e pikëve për pozicionin aspak të favorshëm ku ndodhen në tabelen e renditjes.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...