Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti, e ka vetë në dorë fatin e saj!

Kastrioti erdhi nga hiçi për të tentuar mbijetesën deri në sprintin final. Triumfi ndaj Flamurtarit u shoqërua me humbjen e Tiranës në derbi, kombinimi i duhur i rezutlateve që çon tashmë Kastriotin të shpresojë realisht për të qëndruar mes më të mirëve. Periudha e dhuratave përfundoi dhe tashmë kur kanë mbetur 3 javë deri në fund gjithçka varet nga këmbët e vetë krutanëve. Diferenca me Tiranën është shkurtuar në 2 pikë ndërkohë që fundjava e ardhshme rezervon përballjen direkte midis tyre në Selman Stërmasi.

Një duel që vlen sa i gjithë sezoni, pasi krutanët kanë mundësinë të bëjnë rokadën në klasifikim me bardheblutë për të ruajtur deri në fund pozitat që i sigurojnë mbijetesën. Deri fundjavën e kaluar skuadra e Bledar Devollit përveçse ka tentuar të marrë rezultatet e veta ka patur vëmendjen edhe tek dhuratat që vinin nga stadiumet e Kategorisë Superiore, duke përfituar në maksimum nga ndalesat e rivalëve.

Në rifillimin e kampionatit në muajin janar situata e Kastriotit ishte e pashpresë, ndërkohë që në 15 javët e luajtura janë 8 fitore, 4 barazime dhe vetëm 3 humbje. 28 pikë të cilat kanë vlejtur për të synuar deri në fund mbijetesën me një emër të madh të futbollit shqiptar si Tirana. Tashmë gjithçka varet nga vetë djemtë e drejtuar nga Devolli, pavarësisht se kalendari deri në fund nuk është i favorshëm, pasi dueli direkt me Tiranën shoqërohet nga sfida në shtëpi me Teutën dhe më pas transferta me Kukësin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...