Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti hap dyert e “Redi Malokut”, për ndeshjen ndaj Flamurtarit

Kastrioti ka bërë një sezon për t’u vendosur në kornizë gjatë vitit 2019, por performanca e dobët në pjesën e parë të sezonit e ka lënë ende në vendin e parafundit të renditjes dhe si skuadrën me më shumë shanse për të rënë një kategori më poshtë.

Krutanët do të presin të dielën Flamurtarin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, në një sfidë që cilësohet si mjaft e rëndësishme, pasi mund të vendosë shumë për objektivin e tyre të këtij sezoni, mbijetesën.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit, krutanët janë në kuotën e 35 pikëve, 5 më pak se Luftëtari e Tirana, me të cilët rivalizon për mbijetesën, ndaj për të mbajtur gjallë shpresat, duhet që të marrë maksimumin ndaj vlonjatëve.

Për t’u ardhur në ndihmë skuadrës dhe trajnerit Devolli, drejtuesit e klubit kanë bërë apel për një prezencë të shumtë të tifozërisë krutane, ndërsa kanë njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas.

Sfida Kastrioti-Flamurtari do të luhet të dielën në orën 16:30, në të njëjtën kohë kur do luhen edhe 3 sfidat e tjera të Superiores, që ashtu si gjithmonë, do të vijnë live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...