Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti-Kamza, përballja e dy skuadrave në krizë

Dy skuadra në krizë që kalendari i javës së 13-të i ka vendosur përballë. Kastrioti kërkon pikën e parë pas 7 disfatave radhazi në kampionat. Pavarësisht se klasifikimi tregon vendit e fundit, loja e krutanëve sidomos kundër Skënderbeut dhe Partizanit nuk i përgjigjet pozicionit ku aktualisht ndodhet skuadra e Nices.

Megjithëse Kastrioti duket kandidati numër 1 për tu larguar nga Superiorja duke u rikthyer pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë, në kampin krutan kanë besim se kthesa do të vij shumë shpejt madje që ditën e diel kundër Kazmës, ku për më shumë klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë për tifozët.

Kritike është situata edhe tek Kamza. Fitorja e fundit në kampionat ka ardhur pikërisht ndaj Kastriotit në fazën e parë dhe skuadra ka regjistruar 6 humbje në 8 takimet e fundit, kjo gjendje shkaktoi edhe largimin e trajnerit Klodian Duro, i dyti teknik që shkarkohet nga klubi në vetëm 12 javë kampionat.

Sfida e Fushë-Krujës nuk do të jetë aspak e thjeshtë për ekipin nga periferia e kryeqytetit, sidomos duke llogaritur jo vetëm paraqitjet e Kastriotit në këtë periudhë, por edhe terrenin e rënduar të fushës sportive “Redi Maloku”. Kapiteni Sebino Plaku ka marrë përsipër përgjegjësinë për të ndërtuar formacionin titullar së bashku me trajnerin e portierëve Bledi Vashaku.

Beqiri vijon të qëndrojë jashtë për shkak dëmtimi, po ashtu si dhe Orelesi, ndërsa në dyshim është edhe prania e Olsi Teqes, ç’ka bën që të ketë një alarm të vërtetë në qendër të mbrojtjes. Renditja imponon vetëm fitoren dhe ky është objektivi i Kamzës, një sukses që do të ringrinte anën psikologjike të skuadrës për të parë me më shumë optimizëm nga e ardhmja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...