Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti-Laçi, kurbinasit para një prove të vështirë

Laçi kërkon të kthehet tek fitorja në kampionat, për të shfrytëzuar ndalesën e Tiranës, por do të ketë një sfidë tepër delikate në transfertë me Kastriotin. Skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela ka treguar një tjetër fytyrë në këtë gjysmë të dytë të kampionatit, çka tregohet dhe nga fakti se tashmë e sheh veten në vendin e tetë të Abissnet Superiores.

Kastrioti mund të konsiderohet një skuadër fushe, pasi në 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kamëz, ia ka dalë që të marrë 5 fitore ose e thënë ndryshe 15 pikë, duke pësuar vetëm 2 gola gjatë kësaj periudhe. Një ecuri që i ka frymëzuar tashmë për të tentuar për t’u ngjitur akoma dhe më shumë në renditje e do të kërkojnë maksimumin edhe ndaj bardhezinjve të cilët u kanë marrë pikët e plota në dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Laçi vjen pas humbjes me Tiranën dhe barazimit me Egnatian e kërkon të kthehet tek ecuria mbresëlënëse që kishte, për të provuar deri në fund ëndrrën titull. Skuadra e Mirel Josës ka treguar se prodhon futboll dhe mund të marrë pikë ndaj çdo kundërshtari. Ardit Deliu ishte mungesa e madhe e kurbinasve ndaj rrogozhinasve dhe shpreson se mund të jetë gati për këtë takim, por fjala e fundit i takon stafit mjekësor.  Një sukses i Laçit do t’i konsolidonte po ashtu pozitat për një vend në kupat e Evropës, duke përfituar dhe nga përballja e rivalëve (Kukësi-Vllaznia), që për momentin mbeten ende larg.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...