Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti me projekt serioz, përforcime të reja dhe afatgjata

Në një kohë kur në kampionatin shqiptar diskutohet nëse numri i lojtarëve të huaj duhet rritur, Kastrioti është skuadra e vetme që projektin e ka bazuar te lojtarët e perspektivës. Afrimet në merkato e konfirmojnë këtë, me klubin që i ka vendosur në dispozicion trajnerit Plori futbollistë të talentuar, të cilët kanë nënshkruar kontrata afatgjata.

Kastrioti zyrtarizoi afrimin e Julian Shehut, por edhe të sulmuesit të ri, Patrik Bardhi. Shehu është një lojtar i ri në moshë, vetëm 20-vjeçar, që kthehet në Shqipëri pas aventurës së sezonit të kaluar me grekët e Panilakosit. Mesfushori firmosi kontratë 3-vjeçare me krutanët.

Tjetër afrim i perspektivës është edhe sulmuesi Bardhi, i cili u largua si lojtar i lirë nga Tirana, pavarësisht se sezonin ka luajtur mbi 500 minuta nën urdhrat e Ze Marias, duke realizuar edhe dy gola. Nga situata e krijuar rreth sulmuesit 20-vjeçar përfitoi Kastrioti, që u bindën pas provës disa-ditore, me lojtarin që dha sinjale të mira në fazën përgatitore në Bullgari.

Edhe për Patrik Bardhin kontrata e firmosur është 3-vjeçare. Investimi te lojtarët e rinj dhe marrëveshjet afatgjatë, konfirmojnë se te Kastrioti nuk mendojnë të jenë thjesht kalimtarë në Kategorinë Superiore, por kanë hedhur bazat e një projekti të ri dhe afatgjatë, duke qëndruar gjatë në elitën e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...