Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti në krizë “identiteti”, pritet reagimi!

Deri më tani Kastrioti ka qëndruar i qetë sepse edhe atëherë kur ekipi ka gabuar, kundërshtarët që qëndrojnë poshtë tyre kanë bërë të njëjtën gjë. Ky fakt ka bërë që krutanët të ruajnë tashmë prej javësh distancën me 3 vendet e fundit të renditjes, por sidoqoftë ekipi duhet të bëjë kujdes. Një situatë e tillë jo gjithmonë mund të përsëritet. Dy humbje radhazi peshojnë jo pak dhe suksesi i Bylisit ka bërë që pikërisht këta të fundit t’i afrohen disi krutanëve.

Gjithsesi dy takimet e ardhshme të paktën në letër shohin Kastriotin disi më të favorizuar. Ekipin e Ndreut e presin takimet ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut. Sidoqoftë kujdesi duhet të jetë maksimumi, një tjetër ndalesë në këto përballje mund ta verë Kastriotin në ujëra të turbullta dhe situata mund të komplikohet. Gjithsesi distanca me ndjekësit i jep një lloj sigurie dhe qetësie ekipit, por sidoqoftë reagimi është më se i nevojshëm. Kualiteti në skuadër nuk mungon, tashmë nevojitet vëmendje dhe reagim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...