Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti, Nica rikthen shpresën

“Lufta për mbijetesë do të zhvillohet mes Luftëtarit e Kamzës, Kastroti e ka prerë biletën”- Ky ishte opinioni që qarkullonte deri para disa javësh, sot është vështirë të mos i përfshish edhe krutanët në betejën për të qëndruar në elitë. Fitorja e arritur kundër Kamzës nuk ishte befasi, sepse sinjalet pozitive kishte të paktën  3 ndeshje që i kishte dhënë.

Kundër Skënderbeut nuk arritën të shkëpusnin asnjë pikë, por ja vështirësuan shumë jetën kampionëve, përballë Partizanit u mohoi barazimin vetëm dyshja Alban Hoxha-Labinot Ibrahimi që evituan gola të sigurtë, pra edhe fati nuk ishte në favor. Puna e mirë herët a vonë shpërblehet dhe në ndeshjet e fundit Kastrioti mori frytet duke triumfuar ndaj Kazmës.

Stavri Nica është një nga trajnerët ekspertë të Kategorisë Supeiore dhe pavarësisht gjendjes kritike ku ndodhej kjo skuadër ai ja doli t’i rikthente besimin në vetëvete lojtarëve dhe shpresën tek një mbijetesë që dukej një mision i pamundur vetëm pak kohë më parë.Elementët për ta mbajtur sa më shumë në jetë këtë Kastriot ezkistojnë. Roger Junior ka realizuar 5 gola , asnjë me 11-metërsh, pra cilësitë nuk i mungojnë brazilianit, në një kohë që disa nga klubet e Superiores kanë probleme me pagat, tek krutanët korrektësia ka qënë maksimale, përvoja e Çelës dhe forma e mirë e Domgjonit mund të shërbejnë për të ndërtuar një sistem mbrojtës akoma më të fortë. “Asgjë nuk ka mbaruar, përkundrazi për Kastriotin kampionati sapo ka nisur.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...