Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti një “finale” për të mos prekur fundin për Tiranën!

Deri para pak javësh tingëllonte si një gjysmë ngushëllimi, mirë që vjen përballja me Kastriotin, këtë hetë herë është një sllogan io ndaluar, sidomos për Tiranën. Përtej rëndesës psikologjike që lë derbi, edhe në aspektin e klasifikimit tanimë bardheblutë e shikojnë veten krejtësisht të përfshirë në vorbullën e mbijetesës ndërsa përballë këtë fundjavë gjen një Kastriot të rigjeneruar nën drejtimin e Nicës që ka arritur të kthejë shpresën dhe rezultatet pozitive në kampin krutan.

Tirana nuk fiton prej plot 8 ndeshjesh, numëron gjithsej vetëm dy fitore këtë sezon, ato me Kastriotin, por në fazën e tretë gjen një skuadër ndryshe ndërsa vetë bardheblutë vijnë në pikiatë teksa makthet e dy sezoneve më parë që sollën dhe edicionin më negativ në historinë thuajse shekullore të klubit bardheblu bëhen gjithnjë e më të forta. Misioni për t’i gjetur një kurë plagëve bardheblu për Ardian Memën që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në stolin e Tiranës që i duhet të gjejë sa më shpejt kthesën. Tuneli i krizës nuk po njeh fund dhe tanimë Tirana luan një tjetër lloj derbi nga ai që do të dëshironte një derbi të fundtabelës, dhe është një ndeshje me jo pak presion, pasi këtu çdo gabim është i ndaluar, e frikshme qoftë edhe për të imagjinuar se çfarë ndodh në rast të një tjetër surprize të skuadrës krutane, dhe një fitoreje të Kamzës me Luftëtarin. Këtë herë Tirana jo thjesht figurativisht por edhe në kuptimin e plotë të fjalës luan me të vërtetë për të mos prekur fundin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...