Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti pa identitet dhe lider, frikë se mos përsërit Lushnjën

Kastrioti nuk do të jetë befasia e këtij sezoni, të paktën kjo është ajo çka perceptohet pas ndeshjeve të para të kampionatit. Nuk është se krutanët nuk kanë treguar dëshirë maksimale në këtë rikthim në Superiore, madje në disa raste kanë marrë edhe pikë me meritë të plotë, si p.sh. në Gjirokastër, apo kundër Laçit, megjithatë, duket se kjo skuadër ka një mangësi thelbësore; Kastrioti nuk ka një lider që të mos përfshihet nga emocionet dhe të jetë i aftë të tërheqë pas vetes skuadra me vepra dhe jo vetëm më fjalë.

Trajneri Plori po provon të bëjë gjithçka për t’i marrë më të mirën ekipit, ndryshon emrat në fushë, po ashtu edhe vendosjen taktike, madje shpeshherë kryen zhvendosje gjatë lojës, në mënyrë që futbollistët të kenë sa më shumë shanse për të treguar cilësitë e tyre, duke ndihmuar edhe skuadrën, por deri më tani përgjigjet e marra nuk kanë qenë ato që tekniku shkodran shpresonte.

Në prag të fillimit të sezonit të gjithë në kampin krutan kishin një objektiv primar: të mos përsërisnin kampionatin e Lushnjës, të paktën të jenë në luftë për mbijetesë deri në fund, por frika më e madhe duket se po realizohet, Kastrioti po kthehet në një “arkë pikësh” për të tjerët.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...