Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti-Partizani, sfidë që s’e “pranon” barazimin

Java e 26-të e Abissnet Superiores rezervon një tjetër përballje mes skuadrave që kanë objektiva të ndryshëm. Kastrioti dhe Partizani e kanë nisur vitin 2022 me një marsh më shumë, teksa skuadrat e kanë rritur ndjeshëm nivelin e lojës, duke grumbulluar edhe rezultate pozitive.

Krutanët kanë ende një nevojë të konsiderueshme për pikë për t’iu larguar sa më shumë vorbullës së mbijetesës, pasi kanë vetëm një pikë më shumë se Egnatia e zonës së play-out e si rrjedhojë pritet të vendosin në vështirësi kryeqytetasit. Nga ana tjetër, Partizani vjen pas një serie rezultatesh pozitive.

Ekipi i kuq në 5 ndeshjet e fundit nuk ka regjistruar asnjë humbje dhe kësisoj morali është i lartë. Skuadra e Mehmetit është akoma në garë për të siguruar një biletë evropiane nëpërmjet kampionatit por në këtë rast “demat” kanë luksin ta tentojnë një objektiv të tillë edhe nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, ku ndodhen në fazën gjysmëfinale.

Dy ndeshjet e fazave të para mes Kastriotit dhe Partizanit janë mbyllur me një fitore për ekipin e kuq me rezultatin 0-2 dhe në një barazim 0-0. Megjithatë, përballja e së shtunës është një histori krejtësisht ndryshe, teksa të dy ekipet do të luftojnë maksimalisht për objektivat e tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...