Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti “pazar” te Kamza, zyrtarizohet Ymeraj

Kastrioti ka nisur të plotësojë skuadrën për të qënë sa më konkurues në Kategorinë Superiore. Klubi nga Kruja pasi afroi ish sulmuesin e Vllaznisë Charles Atsina, ka zyrtarizuar një tjetër futbollist që edicionin e fundit ishte pjesë e Superiores, fjala është për Ersil Ymerajn. Shkodrani ka nënëshkruar një kontratë një-vjeçare dhe shihet si një ndër përforcimet kryesore për repartin e mesit të fushës.

Ymeraj është aktivizuar për 4 sezone me Kamzën , teksa në edicionin e fundit ishte pjesë e kësaj skuadre në Kategorinë Superiore duke realizuar edhe 3 gola. Nën drejtimin e trajnerit Ndreu në fillim e Ahmatajt më pas ai koleksionoi 29 ndeshje në Superiore, 19 prej të cilave në formacionin titullar të Kamzës.

Kastrioti është ndër skuadrat e para që nisi përgatitjet për sezonin e ri duke seleksionuar një numër të madh futbollistësh, një zgjedhje e trajnerit të ri Elvis Plori i cili kërkoi të zbriste më shpejt në fushë për të pasur të gjithë kohën në dizpozicion për ndërtimin e një grupi lojtarësh që mund të përballojnë ritmin e Kategorisë Superiore. Në 3 takimet miqësore që ka zhvilluar deri më tani skuadra kryetane ka rregjistruar një barazim ndaj Laçit dhe dy humbje kundër Kukësit e Teutës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...