Abissnet Superiore

Kastrioti përforcon radhët në sulm, prezanton ish-lojtarin e Teutës

Objektivi për Kastriotin në pjesën e mbetur të sezonit është i qartë, të mbijetojë në elitën e futbollit shqiptar duke qenë se krutanët aktualisht kanë vetëm 11 pikë dhe renditen në vendin e fundit të klasifikimit.

Ndaj, për të arritur objektivin edhe drejtuesit janë treguar aktivë në merkato për të plotësuar organikën e trajnerit Emiliano Çela teksa kanë afruar emra si Adolf Selmani, Santiago Selmani, Kaina Nunes apo edhe Yousuf Zetuna e Xhoi Hajdëraj. Por, këtyre të pestëve, i shtohet tashmë edhe Silvio Zogaj.

Shkodrani në pjesën e parë të sezonit aktivizohej me Teutën, ndërsa tashmë do të nisë një eksperiencë të re, ndërsa sa i përket Superiores ka një CV të pasur duke qenë se ka luajtur edhe me Laçin, Vllazninë apo Luftëtarin. Tashmë, ofensiva e krutanëve duket e kompletuar teksa pjesë e saj janë edhe Spartak Ajazai, Joan Çela e Kaina Nunez.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency