Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti pret Dinamon, përballen dy skuadrat që shënojnë më pak

Kastrioti pret në Kamëz Dinamon, me krutanët që kërkojnë me ngulm pikët për të ngjitur shkallët e klasifikimit teksa janë të fundit në renditje dhe rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë. Krutanët në këtë vit të ri ia kanë dalë të reagojnë dhe me trajnerin Emiliano Çela duket se diçka ka ndryshuar në mekanizmat e skuadrës, pavarësisht se javën e kaluar u dorëzuan ndaj Vllaznisë.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Kastrioti i ka humbur dy ndeshjet e këtij sezoni ndaj Dinamos (0-2 dhe 1-0) duke mos ia dalë të shënojnë asnjë gol në portën e kryeqytetasve. Nga ana tjetër, Dinamo vjen në këtë sfidë pas një barazimi zhgënjyes me Egnatian, teksa blutë e drejtuar nga ana e trajnerit Bledi Shkëmbi kanë grumbulluar 19 pikë dhe janë vetëm tre pikë larg zonës së ftohtë.

Sakaq, një tjetër aspekt interesant dhe që bashkon të dyja skuadrat është fakti se si Kastrioti por edhe Dinamo kanë shënuar vetëm 12 gola në 18 javë kampionat. Problemet në sulm në fakt nuk kanë qenë të vetmet pasi edhe numri i golave të pësuar është shumë, me Kastriotin që ka pësuar 30 gola (ekipi që ka pësuar më shumë në Superiore), ndërsa Dinamo ka pësuar 23 gola.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...