Klubi i Kastriotit, që këtë sezon do të garojë në Kategorinë Superiore, ka njoftuar rinovimin me 6 nga futbollistët e saj.
Bëhet fjalë për portierin Klajdi Kuka, mbrojtësit Vilson Lila dhe Emiliano Çela, mesfushorët Xhunejt Çutra dhe Sokol Mziu, dhe sulmuesi Taulant Marku.
Që të 6 këta futbollistë dhanë një kontribut të çmuar që skuadra krutane të rikthehej në elitën e futbollit shqiptar.
Pikërisht për këtë arsye është vendosur që ata të mbeten në dispozicion të trajnerit Elvis Plori, i cili mori drejtimin e Kastriotit këtë verë.