Kategoria Superiore

Kastrioti shembull si luftohet, ëndrra më pranë realizimit

Koha mund ta zhdukë nga memoria disfatën, por brenga është ajo që të përndjek gjithë jetën, megjithatë Kastrioti është kujdesur që të paktën në mbyllje të këtij sezoni, sido që të përfundojë, të mos kthehet në shtëpi i mbytur në mendime, sepse krutanët po japin gjithçka, madje edhe më shumë se kaq, për të qëndruar në Superiore.

Krutanët kanë një skuadër që vrapon pa fund dhe Devolli pretendon maksimumin, ndërsa thuajse asnjëherë nuk është zhgënjyer nga lojtarët e tij, të cilët edhe kur kanë humbur, asnjëherë nuk e kanë pranuar disfatën pa luftuar.

Kjo është rruga që duhet ndjekur, në këtë mënyrë ëndrrat (sepse në Janar qëndrimi në Superiore ishte vërtet ëndërr për Kastriotin) janë të destinuara të realizohen, të paktën në shumicën e rasteve.

Kundër Tiranës në “Selman Stërmasi” lufta e Kastriotit mund të kishte përfunduar, por krutanët nuk e vuajtën psikologjikisht rëndësinë e ndeshjes dhe jo vetëm nuk ranë në gjunjë, por patën edhe shanset e tyre për t’u larguar triumfatorë nga kryeqyteti.

29 pikë në 2019-ën nuk kanë ardhur rastësisht, vendi i dytë virtual në këtë vit kalendarik, për një skuadër që në Janar ishte me “një këmbë në varr”, është më vete një mrekulli e realizuar për Bledar Devollin dhe “kastriotët” e tij.

Natyrisht mrekullia e vërtetë do të ishte qëndrimi mes më të mirëve, por edhe nëse nuk ndodh, Kastrioti nuk ka brenga, pasi ka bërë më shumë se maksimumi për t’ia dale.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency