Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti-Skënderbeu, krutanët favoritë, por…

Mënyra më e mirë për ta nisur 2021 si për Kastriotin ashtu dhe për Skënderbeun do të ishte me një fitore, aq më tepër që mbyllja e 2020 sidomos për krutanët nuk ishte ajo që pritej teksa në mënyrë befasuese u mposht 2-1 nga Apolonia. Por nëse për Kastriotin viti u mbyll keq, për Skënderbeun 2021 nisi në negativ ende pa zbritur në fushë, me problemet e bllokimit të merkatos, që klubi lajmëroi se e zgjidhi dhe duhet të jetë sërish aktiv. Telashe jo të vogla për një vit që parashikohet i vështirë dhe në fushë.

Kastrioti deri tanimë ndaj të mëdhave e ka shfaqur veten si kockë e fortë, dhe pavarësisht sigurisë që ka për momentin në renditje është i ndërgjegjshëm se një hap fals me korçarët në këto momente do të trondiste pozitat e tyre, ku deri në këto caste tabela ka folur për pretendime më të mëdha sesa qëndrimi në Superiore. Skënderbeut ajo fitore 4-3 ndaj Bylisit, rival direkt i solli oksigjen në renditje por tanimë duhet dhe një tjetër nisje pozitive për 2021 në fushë. Me kastriotin nuk është aspak i favorizuar, dhe krutanët e kanë mposhtur dhe në shtëpi, por 90 minutat e kësaj sfide mund të përcaktojnë shumë për të dyja skuadrat, për pozitat e tyre në vazhdim në këtë Superiore shumë të ngjeshur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...