Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kastrioti-Skënderbeu, sfida që vlen më shumë se 3 pikë/ Hyrje falas për tifozët në stadiumin e Kamzës

Java e 23-të e Abissnet Superiore vendos përballë Kastriotit, Skënderbeun, në një finale të parakohshme në zonën e mbijetesës. Në javët e fundit ka pasur disa takime të rëndësishme sa i përket kësaj zone, në fundin e tabelës, por kjo sfidë vlen shumë dhe jo vetëm për të dyja skuadrat, por edhe për zonën e mbijetesës në tërësi.

Kastrioti vjen në këtë sfidë pas humbjes në Rrogozhinë përballë Egnatias, një humbje që nuk la shije të mirë, pasi krutanët nuk ishin aspak në lartësinë e duhur, ndaj një rivali direkt. Në krahun tjetër, Skënderbeu gjithashtu nuk po kalon kohë të mira dhe pse në fundjavë mori një pikë përballë Vllaznisë.

Sa i përket formës dhe ecurisë, skuadrat janë të kundërta dhe pse rrugët e tyre kryqëzohen kur bëhet fjalë për misionin e këtij sezoni. Kastrioti është skuadra që ka ndryshuar totalisht fytyrë në këtë vit, pasi ka rikthyer shanset për të evituar rënien dhe në pesë javët e fundit numëron 6 pikë, me një fitore ndaj kryesuesve të Tiranës për më tepër. Korçarët krenohen me vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe Skënderbeu nuk fiton prej 18 dhjetorit dhe pikërisht suksesi i fundit është regjistruar ndaj Kastriotit.

Rritja në javët e fundit, ka përmirësuar edhe numrat e Kastriotit, pasi tani, skuadra e Emiliano Çelës numëron plot 16 pikë në shtëpi dhe në javët e fundit, në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi, krutanët kanë koleksionuar 4 fitore dhe vetëm 1 humbje.  Krutanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, por në krahun tjetër do të kërkojë të përfitojë nga “pika e dobët” e korçarëve që janë transfertat.

Jashtë shtëpisë, skuadra e Memellit numëron vetëm tre pikë, falë tre barazimeve, ndërkohë fitorja e fundit larg Korçës është ajo e 2 majit të vitit kaluar, në Kamëz, ndaj Kastriotit.

Në stadiumin e Kamzës, klubi i Kastriotit ka vendosur që në këtë sfidë të hapë dyert për tifozët, pasi hyrja do të jetë falas. Një takim që premton shumë, pasi në fund vlen më shumë se tre pikë, pasi të dyja skuadrat luajnë në 90 minuta një pjesë të mirë të sezonit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...