Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti-Tirana, dueli i dy skuadrave në formë që premton “shkëndija”!

Kastrioti dhe Tirana mund të jetë një finale për mbijetesë për të dyja skuadrat e mbi të gjitha për krutanët që gjenden poshtë. Megjithatë të dyja formacionet nuk do të kishin gjetur moment më të mirë për ta luajtur këtë sfidë, sesa këtë të dielë. Si Kastrioti ashtu dhe Tirana janë në momentin e tyre më të mirë. Të dyja ekipet vijnë pas një serie rezultatesh pozitive. Tirana ka ngjitur ndjeshëm shkallët e renditjes, në mesjavë fitoi bindshëm ndaj Laçit 3-0 dhe po tregon se nuk është më ekipi që pamë në dy fazat e para të kampionatit madje për nga forma nëse nuk do të penalizohej nga fillimi i ngadaltë tani do të flisnim për Europë.

Kastrioti gjithashtu me ardhjen e Devollit ka ndryshuar, skuadra luan një futboll të mirë, guxon dhe ky guxim i ka shërbyer pasi ka marrë pikët. Nuk humbet prej 3 ndeshjesh, diçka e pazakontë për një skuadër të fundtabelës dhe mbi të gjitha beson ende te shpëtimi. Një përballje direkte, si sa i përket objektivave por dhe formës, që me shumë siguri mund të na prodhojë 90 minuta dëfryese futbolli.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...