Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti u hap dyert të rinjëve, synohet dhe një qëndërsulmues

Kastrioti i nisi përgatitjet me heret së çdo skuadër tjetër që nuk ishte e përfshirë në Kupat e Europës. Qëllimi kryesor ishte gjetja e elementëve cilësor për të plotësuar ekipin, megjithatë pavarësisht se ka kaluar më shumë se një muaj që nga starti i përgatitjeve krutanët ende nuk janë një grup plotësuar. Trajner Elvis Plori megjithëse e ka vlerësuar me nota pozitive miqësoren ndaj qipriotëve të AEL Limassolit ende ka nevojë për futbollistë.

Synohen kryesisht të rinj që janë pjesë e kombëtares shqiptare të 19- vjeçarëve, pra lojtarë që kanë vullnetin për të treguar se sa vlejnë dhe për t’u afirmuar në vitrinën kryesore të futbollit tonë. Me njërin prej tyre kanë nisur bisedimet për ta bindur të pranojë ofertën e klubit. Më datë 4 gusht pritet qe skuadrës t’i bashkohen në Bullgari edhe 4 futbollistë afrikanë nga Nigeria, Kameruni e Gana që kanë qënë pjesë e kombëtareve të moshave në vendet e tyre, të gjithë do të jenë në provë derisa të vendoset nëse do të vijojnë karrierën tek Kastrioti apo do të duhet të gjejnë një tjetër skuadër. Ekipi ka nevojë edhe për një qëndërsulmues, pista Nikolic është zbehur disi dhe do të synohet një tjetër lojtar. Ekipi nga Kruja do të zhvillojë miqësoren e dytë në Bullgari më datë 2 gusht kundër një tjetër skuadre qipriote, Nea Salamis Famagusta ndërsa në miqësoren e tretë krutanët do të luajnë kundër ekipit të qytetit ku po zhvillojnë fazën përgatitore, Pravets.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...