Tenis

Katapultimi i pabesueshëm i Sinner, fituesit të turneut të Sofjes

Përgatiti: Alked Gjebrea

Nga i numri 1592 në vendin e 37-të në klasifikimin e përgjithshëm ATP. Është ky katapultimi i pabesueshëm i tenistit të ri italian, Jannik Sinner, në një periudhë prej vetëm dy vjetësh e gjysmë. 19-vjeçari nga Tiroli i Jugut siguroi në Bullgari titullin e tij të parë në karrierë si profesionist në turnetë ATP, duke mposhtur në finale kanadezin Vasek Pospisil.

Një sukses i jashtëzakonshëm për adoleshentin italian, duke marrë parasysh faktin që fitoren e tij të parë si profesionist Jannik Sinner e regjistroi në Egjipt, në Sharm El Sheikh, 31 janarin e vitit 2018, ndaj tenistit indian Aryan Goveas, që aktualisht pozicionohet i 652-ti në renditjen botërore. Pra 22-vjecari nga Mumbai ka mbetur pak a shumë aty ku ishte, ndërsa Jannik Sinner, në krahun tjetër, falë talentit të tij i ka ngjitur shpejt e shpejt shkallët në hierarkinë e këtij sporti.

Tenisti italian nga rajoni gjermanishtfolës i Innichen, në kufi me Austrinë, përfaqëson tenistin më të ri në moshë në 100 të parët e botës, për më tepër Sinner është i vetmi tenist që nuk i ka prekur akoma të njëzetat në 100 më të mirët e këtij sporti në planet. Jannik Sinner triumfoi në edicionin e pestë të turneut 250 të Sofjes, duke pasuar në këtë mënyrë në kryeqytetin bullgar emra të tillë si Roberto Bautista Agut, Grigor Dimitrov, Mirza Basic dhe Daniil Medvedev. 19-vjeçari italian u bë tenisti i gjashtë që fiton turneun e tij të parë në karrierë pikërisht në vitin 2020, natyrisht një vit shumë y vështirë edhe për të, duke marrë në konsideratë faktin që Sinner u shtrëngua për të hequr dorë nga pjesëmarrja në shumë turne, pikërisht për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Emrat e tjerë në këtë listë janë francezi Ugo Humbert, që triumfoi në Auckland, norvegjezi Casper Ruud, që fitoi titullin në Buenos Aires, braziliani Thiago Seyboth Wild në Santiago, serbi Miomir Kecmanovic në Kitzbuhel dhe australiani John Millman në Nur – Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit, që deri vitin e shkuar quhej Astana.

Vetëm një vit më parë, po në të njëjtën kohë, Jannik Sinner i habiti të gjithë, teksa triumfoi në atdhe, në turneun e tenistëve premtues Next Generation ATP Finals. Në Milano 12 muaj më parë Jannik Sinner zbriti në fushë si numri 95 në rruzull, megjithatë tenisti i ri italian shkoi deri në fund, për të mundur madje në finale në vetëm tri sete australianin Alex de Minaur, një turne i vecantë që luhet me rregulla të ndryshme, sepse për të fituar setin mjaftojnë katër game dhe pas barazimit 40-40 nuk ka më “deuce” por “game” shkon në favor të lojtarit që fiton pikën pasardhëse, aktivitet që në vitin 2018 u fitua nga tenisti helen Stefanos Tsitsipas.

Jannik Sinner është i gjatë 1.88 m, luan me dorën e djathtë ndërsa “backhand”-in e përdor me të dyja duart. 19-vjeçari stërvitet nga një emër vërtet shumë i njohur, siç është trajneri italian, 62-vjecari Riccardo Piatti, që ka punuar më parë me tenistë të tillë si Novak Djokovic, Ivan Ljubicic, Richard Gasquet dhe Milos Raonic. Gjatë këtij sezoni Sinner regjistroi tri fitore ndaj tenistëve të dhjetëshes së parë të botës, me gjermanin Alexander Zverev në Roland Garros, tenistin grek Stefanos Tsitsipas në Mastersin e Romës si dhe belgun David Goffin në Rotterdam.

Jannik Sinner e mbylli vitin 2020 duke fituar 20 nga 34 ndeshjet e zhvilluara dhe me një rendiment të tillë nga dita e hënë në mesditë tenisti i ri italian do të ngjitet në vendin e 37, në renditjen botërore. Sinner i rezistoi mirë goditjeve të forta të kanadezit Vasek Pospisil, që pozicionohet në vendin e 74-t në klasifikimin e përgjithshëm ATP dhe po bën përpjekje maksimale për të fituar terren. 19-vjeçari nga Tiroli i Jugut nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë, megjithatë në takimin final Jannik Sinner luajti si një kampion i vërtetë pikët më të rëndësishme të ndeshjes. 30-vjecari me origjinë çeke u duk vërtet shumë pranë titullit të tij të parë në karrierë ATP, teksa i krijoi dy mundësi vetes për “break” që në startin e setit përcaktues, gjithsesi Sinner përmbysi disavantazhin 15-40, duke ndjekur po të njëjtën taktikë, falë shërbimeve të forta dhe sulmeve të vazhdueshme në fundore, duke mbetur agresiv në lojë dhe këmbëngulur në pjesën më të madhe të kohës te “backhand”-i i tenistit kanadez.

Për të gjetur një tenist më të ri në moshë, që siguron një trofe ATP, duhet të kthehemi plot 12 vjet më parë, te japonezi Kei Nishikori, që triumfoi në Delray Beach, në Florida, kur ishte vetëm 18 vjeç. Mbi të gjitha, Jannik Sinner nuk ishte fare në listën e tenistëve pjesëmarrës, por tenisti i ri italian zëvendësoi veteranin nga Afrika e Jugut, Kevin Anderson, që mungoi për arsye dëmtimi, sidoqoftë përvec 250 pikëve 19-vjeçari u kthye në shtëpi bashkë me çekun prej afërsisht 25 000 eurosh, që përfitoi nga organizatorët e turneut të Sofjes.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency