Wahbi Khazri ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Tunizisë pas eliminimit në fazën e grupeve.
Sulmuesi ishte protagonist në suksesin e vetëm në ndeshjen e fundit atë ndaj Francës, një rezultat historik, por që nuk mjaftoi.
31-vjeçari debutoi me Tunizinë në vitin 2013 dhe në total numëron 74 ndeshje dhe 25 gola, i dyti në listën e golashënuesve.
Kundër francezëve ishte goli i tretë për të në një Botëror, pas dy rrjetave në Rusi 2018 ndaj Belgjikës dhe Panamasë.
